Home Aktualitet Nënë e bir dhe kamerieri u helmuan nga uji me acid/ Reagon...

Nënë e bir dhe kamerieri u helmuan nga uji me acid/ Reagon Ujësjellësi në Shkodër: Ishte i ambalazhuar

Ujësjellësi në Shkodër ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bir dhe  një kamerier u helmuan pasi konsumuan ujë me lëndë djegëse.

UK Shkodër sqaron se ata janë helmuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani private.

Sipas Ujësjellësit, kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit:

Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër”– njofton Ujësjellësi në Shkodër.

Previous articleÇfarë po ndodh me monedhat e huaja? Paundi britanik në rënie të lirë, “ndjek” Euron dhe Dollarin
Next articleEnver Hoxha i Fevziut ndër 10 librat më të mirë për perden e hekurt