Home Kosova Nëna e tij ndërroi jetë/ Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë...

Nëna e tij ndërroi jetë/ Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë dhe kthehet në Kosovë

Kadri Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh. Mitropol raporton se Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli.