Home Bota Nëna adoptuese në Angli vret mizorisht foshnjën pasi nuk i duronte dot...

Nëna adoptuese në Angli vret mizorisht foshnjën pasi nuk i duronte dot të qarat

Një grua në Angli është shpallur fajtore për vrasjen e një fëmije të cilin e kishte adoptuar. Laura Castle pranoi se kishte dhunuar foshnjën për vdekje, pasi ishte acaruar, sepse ai nuk po pushonte së qari.

Fëmija ishte marrë nën kujdesin e 38-vjeçares dhe bashkëshortit të saj në gusht të vitit 2020. Pesë muaj më vonë, në janar të viti 2021, jo shumë kohë pas ditëlindjes së tij të parë, foshnja u gjet i vdekur si pasojë dëmtimeve në kokë.

Laura Castle fillimisht i tha familjes, miqve dhe policisë se Leiland-James vdiq për shkak të një aksidenti tragjik që ndodhi ndërsa burri i saj, një punëtor i turnit të natës, ishte në gjumë.

Ajo i qëndroi kësaj historie derisa u shpall fajtore nga një gjykatë në Preston.

Ekspertët mjekësorë i thanë gjykatës se shkalla e forcës që kërkohej për të shkaktuar lëndimet e Leiland-James kishte qenë e rëndë dhe vinte nga një kombinim i lëkundjeve dhe një goditjeje mbi një sipërfaqe të fortë.

Michael Brady QC, në ndjekje penale, argumentoi se ka të ngjarë që Castle ‘ka goditur në pjesën e pasme të kokës Leiland-James me forcë të konsiderueshme duke e përplasur në cepin e divanit ose ndoshta mbi tavolinë.

Jurisë iu deshën dy orë e gjysmë për të marrë vendimin për të dënuar 38-vjeçare për vrasje dhe mizori ndaj fëmijëve.

Leiland-James Corkill