Home Kronika Nën-togeri u mbyt teksa po pushonte me familjen në Tale, Peleshi: Lajm...

Nën-togeri u mbyt teksa po pushonte me familjen në Tale, Peleshi: Lajm i hidhur, pësoi arrest kardiak!

Pushimet në Tale të Lezhës kanë rezultuar fatale për nën-togerin Pavlin Rrasa i cili u mbyt ditën e djeshme në det.

Për lajmin e hidhur ka reaguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili shprehet i hidhëruar për ndarjen e tij nga jeta. Peleshi shkruan se ai ndërroi jetë pasi pësoi një arrest kardiak ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të tij në raparin Ushtarak 1010.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen.


I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.
/Shqiptarja.com

SOURCEBulevard News
Previous articleIzraeli fillon dhënien e dozës së 3 të vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 60-vjeç
Next articleBerisha e meritonte deklaratën e Yurit, por shqiptarët nuk e meritojnë Kimeten