Home Kronika Nën akuzë për përdhunimin dhe vrasjen e të miturit, shtyhet seanca për...

Nën akuzë për përdhunimin dhe vrasjen e të miturit, shtyhet seanca për Klodian Çalamanin

Shtyhet seanca në ngarkim të Klodian Çalamanit, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Shkak për shtyrjen e saj është bërë mosformimi i trupës gjykuese pasi njëri prej anëtarëve nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.

Sakaq, seanca e radhës në ngarkim të Çalamanit është caktuar datë 30 janar në orën 10:35 të paradites.

Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe çoi për gjykim, Klodian Çalamanin në qershor të 2022. Në nëntor të vitit 2021,  sipas Prokurorisë Klodian Çalamani vrau dhe më pas groposi vogëlushin, Mateo Vasiu. Organi i akuzës ka provuar se përpara se ta vriste, Çalamani e ka përdhunuar 8-vjeçarin.

Previous article“Moti do të përkeqësohet”/ Ministria e Mbrojtjes: I gjithë vendi do të ketë reshje me intensitet të lartë…
Next articleSPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas