Home Kuriozitete Në Zvicër prezantohet roboti nënujor – mund të zëvendësojë zhytësit në operacione...

Në Zvicër prezantohet roboti nënujor – mund të zëvendësojë zhytësit në operacione të rrezikshme

Shkencëtarët e kompanisë “spinoff” Tethys Robotics të universitetit ETH Zurich, kanë zhvilluar një robot nëujor i cili mund të përdoret në situata të cilat janë të vështira për zhytësit njerëzor.

Kështu thuhet në një raport të InceptiveMind të publikuar gjatë së shtunës.

Makina e re është një mjet autonom nënujor që është projektuar posaçërisht për përdorim në mjedise sfiduese dhe të rrezikshme si kanalet dhe lumenjtë e turbullt. Kur teknikat konvencionale të kërkimit dhe shpëtimit dështojnë, roboti Tethys është aty për të marrë kontrollin, shkruan IE.

Roboti Tethys ka një bateri me litium e cila mund të ndërohet, dhe që e lejon atë të funksionojë me një karikim të vetëm për katër orë, peshon 30 kg kur është në ujë, ka një shpejtësi maksimale prej 2 metrash në sekondë dhe ka një kabllo me fibra optike deri në 10 kilometra të gjatë.

Sipas InceptiveMind, Tethys pretendon se pajisja e saj e re është përdorur tashmë nga disa autoritete lokale për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nënujore.

Previous articleBasha flet për marrëveshjen e 17 majit me Ramën: Ishte transparente, u bë me ndërmjetësimin e SHBA! Meta dhe Berisha e përshëndetën
Next articleMos u çudisni! Njihuni me shtetin ku viti ka 13 muaj dhe është ende në 2015