Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1-2 ballë. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 25-26 gradë.