Home Politike Në SPAK për aferën e ish Kompleksit Partizani, Berisha: Do përgjigjem, Rama...

Në SPAK për aferën e ish Kompleksit Partizani, Berisha: Do përgjigjem, Rama kërkon të mbulojë vjedhjet me inceneratorët

Për ish-kryeministrin Sali Berisha thirrja e tij në SPAK për të dhënë llogari për privatizimin e ish kompleksit Partizani është bërë sepse Edi Rama kërkon të fshehë vjedhjet me inceneratorët. Megjithatë Berisha tha se do të shkojë dhe të përgjigjet.

“Ky është një veprim i Edi Ramës për të mbuluar vjedhjet që ka bërë me  incenerarotër dhe gjëra të tjera. Unë shkoj gjithmonë sa herë të thirrem, sidomos kur bëhet fjalë për  një organ akuze edhe pse notohet në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem”, tha Rama.