Home Sport Në rrugën e duhur për rikthimin në Bundesligë, Gjasula hedh firmën mbi...

Në rrugën e duhur për rikthimin në Bundesligë, Gjasula hedh firmën mbi kontratën e re

Klaus Gjasula ka firmosur deri në verën e 2024 me Darmstadt në Bundesligën 2 në Gjermani. Mesfushori pak ditë më parë ka rinovuar kontratën me klubin që është në vendin e parë dhe me gjasë do jetë pjesë e elitës në Gjermani nga sezoni që vjen.

Pikë fikse e formacionit, 33-vjeçari tanimë do jetë pjesë edhe për të paktën një sezon e gjysmë me klubin ku ka prej verës së 2021. Lojtari i Kombëtares kuqezi vuan një dëmtim dhe prej javës nuk është me grupin, teksa pas rikuperimit do jetë një armë më shumë për trajnerin Torsten Lieberknecht.

Me 9 ndeshje këtë sezon, Gjasula njihet për agresivitetin në fushë duke marrë dy herë edhe karton të kuq. “Gladiatori” do vijojë të jetë pjesë e Darmstadt me synim objektivin ngjitjen në Bundesligë.

Previous articleViti 2022 pa risi në ndriçimin e fatit të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë
Next articleTensionet në Veri, reagimi i ashpër i Moisiut: Vuçiç si Putini, ja rruga e vetme