Qytetarja denoncon live në Report TV gjoben qe i vuri faqja JOQ: Më kërkuan lekë
Merita Nexhipi është një qytetare e cila ka rënë pre e gjobëvënies dhe mashtrimit nga faqja Jeta Osh Qejf. Nexhipi denoncoi live në një emision, se si portali JOQ i ka kërkuar para për publikimin e rastit të zhdukjes së vajzës së saj, por që pasi ka marrë paratë, nuk e ka bërë një gjë të tillë.
JOQ, i ka kërkuar 300 euro dhe e ka mashtruar duke i thënë se e ka gjetur vajzën, kur në fakt kjo nuk ishte e vërtetë.
Biseda në emision:
Gazetarja: Unë jam shumë mirë e informuar që ti je mashtruar nga një faqe online në Shqipëri, e cila publikon fotot e të humburve dhe të ka kërkuar një sasi parash dhe mbi të gjitha ka luajtur edhe me emrin e emisionit. Jam irrituar teksa në fundjavë e kam mësuar këtë lajm. Mund të ma tregosh dhe ta bëjmë publike? Këta njerëz duhen denoncuar.
Qytetarja: Po, patjetër. Unë po e ngre zërin për këtë gjë, sepse ne jemi në një gjendje shume të vështirë emocionale dhe nuk mundem…
Odeta Dume: Ju ka kërkuar para dhe ju ka thënë që do shkoni edhe tek emisioni. Mund të ma bësh publike të lutem?
Qytetarja: Më dha një faqe dhe unë aplikova dhe i kërkova ndihmë
Gazetarja: Si quhet kjo faqe të lutem?
Qytetarja: Jeta është qejf.
Gazetarja: Kjo faqe të kërkoi para dhe sa para të ka kërkuar?
Qytetarja: Më tha: Në qoftë se doni të bëni publike kërkesën tuaj, duhet patjetër të më dërgoni 100 euro për të hapur dosjen. I thashë, ok pa problem fare. Unë t’i dërgoj. Shkova ia dërgova me MoneyGram dhe nuk shkoi shumë më tha që vajzën e kemi gjetur, por gazetarët duhet të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të flasësh me vajzën. I thashë, nuk ka mundësi që vajza ime të jetë në Angli. Kjo është e pamundur, i thashë, që të jetë në Angli, se unë e dija që fëmija ime, e njoh që ishte e pamundur të shkonte në Angli.
Gazetarja: Kjo faqe ju kërkoi të tjera para t’i dërgonit?
Qytetarja: Po, më tha që në qoftë se doni vajzën direkt tani, se e kemi gjetur, duhet të dërgoni edhe 200 euro të tjera, përndryshe nuk do flisni tha me vajzën. Thashë unë patjetër.