“Aspettando Verdi” gand gala e fundvitit solli në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit artistët. TKOB shprehet se harmonia shpresëdhënëse e kryevepraveklasike të Verdit, që shkrijnë traditat më të bukura të operës italiane, erdhi këndshëm në këtë fundvit, për kënaqësinë e veçantë të personaliteteve publike, elitës politike, sociale e kulturore, artistëve, kompozitorëve, muzikantëve dhe të gjithëve artdashësve shqiptarë e të huaj. “Në pritje të Vitit të Ri 2023,TKOB i bashkohet teatrove të tjerë përreth globit në shpalljen e 2023-it si “Viti Verdian”, me rastin e 210-vjetorit të vdekjes të kompozitorit, Giuseppe Verdi”, shkruan teatri në rrjete sociale. Në programpjesë nga Verdi, Offenbach, Rossini, Puccini, Donizetti dhe Cilea-n, interpretuar nga solistë të teatrit, të ftuar të rinj dhe emra të afirmuar. Kjo mbrëmje muzikore ishte nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pesscaseroli.Orkestra, solistët e kori i TKOB-së ishin pjesë e kësaj mbrëmje. Në skenë për pjesët më të bukura të repertorit botëror përmendim sopranon Eva Golemi, Armando Likaj, Vikena Kamenica, Shpresa Beka, Xhieldo Hyseni, Ivana Hoxha, Denis Skura, Solen Alla, etj.Por drejtoresha e TKOB Abigeila Voshtin disa ditë më parë gjatë prezantimit të kalendarit artistik të vitit që vjen u shpreh se përmban një program me synim rritjen e cilësisë artistike. Voshtina tha gjithashtu se nuk do të mungojnë dhe kryeveprat e Verdit.Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit të XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Pas mbrëmjes gala”Aspettando Verdi”, në vijim do të jetë në skenë për dy net me radhë deri më 30 dhjetor një tjetër shfaqje.