Home Sociale Në prag të festës së fundvitit, Bashkia e Shijakut nderon mësuesit, ish...

Në prag të festës së fundvitit, Bashkia e Shijakut nderon mësuesit, ish drejtorët dhe infermierët, të cilët përballuan situatën e pandemisë

Nga Ardit Faja

Thenia lapidare e shkrimtarit te njohur Mark Twain se ; ” Mesues nuk thirresh vetem per aq kohe sa je ne arsim, por mesues thirresh gjithe jeten ! “, sot me shume se kurre ka marre nje kuptim figurativ me te plote.
Kjo ngaqe, misioni i arsimtarit eshte i shenjte, shume i shenjte, po aq i vleresuar per nga vlera e edukimit e formimit, me ate te Priderit.
Ka qene viti i larget 1984 – 1985, kur nen kujdesin tim Ati, Agim Fajes dhe bashkepunimit me arsimtaret e gjimnazit dhe shkollave te tjera ne Shijak, u arrit te realizoheshin 20 stenda te medha ku pasqyrohej i gjithe historiku i zhvillimit te arsimit ne Shijak. Natyrisht qe aty ishin renditur te gjithe kontribuesit e arsimit, ku midis te gjithe atyre mesueseve, une pervec aq shume figurave te shquara, kujtoj me shume mall e dashuri edhe time Me’ mesuese Durrijen, aq te njohur nga te gjithe brezat ne Shijak.
Dhe dje, pas kaq shume vitesh, ne kete prag Feste te Vitit te Ri 2023, Bashkia e Shijakut, Kryetari Elton Arbana dhe stafi i tij drejtues, gjeten nje moment kaq te bukur e shume domethenes per te permbyllur aktivitetet e ketij viti, duke nderuar me ” CERTIFIKATAT E NDERIT TE MIRENJOHJES ” per kontributet e jashtezakoneshme ish drejtoret e shkollave dhe infermieret qe perballuan situaten e COVID -19 ne Shijak.
Ne kete veprimtari erdhen te fresketa emocionet, dhe ndjenjat plot mbresa e kujtime nga ish arsimtaret, dhe drejtuesit aktual te shkollave ne Bashkine e Shijakut.
Ndaj tyre, gjithmone do te ruhet e respekti e konsideratat me te larta njerzore dhe institucionale.
Lavdi gjithmone mesueseve tane, ketyre Misioniareve te Dijes ne Shijak!
Previous articleDrejtësia po mban gjallë frontin e Berishës kundër Perëndimit në Shqipëri
Next articleNdërron jetë legjenda e futbollit Pele