Home Kronika Në pak orë dy shqiptarë ndërrojnë jetë në Greqi, ja çfarë ka...

Në pak orë dy shqiptarë ndërrojnë jetë në Greqi, ja çfarë ka ndodhur

Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në Greqi. Rasti i parë ndodhi mbrëmë në orën 20:00, ku një 53-vjeçar shqiptar u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, ndërsa dyshohet se ai kishte probleme alkoolin. Ndonëse u njoftua ambulanca, tashmë 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një 46-vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit.

Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën mjete droge.
Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.

Previous article“Nuk kemi frikë nga vdekja”/ Si po rekruton klani mafioz ‘Camorra’ fëmijë nëpërjet rrjeteve sociale: Nëse nuk ia dalin, i vrasim
Next articleArtistët durrsakë e gjejnë suksesin përtej Adriatikut