Home Top Lajmet Në një muaj, zhdoganohet 8800 ton karburant më shumë

Në një muaj, zhdoganohet 8800 ton karburant më shumë

Dogana_Durres_01Muaji prill rezulton të jetë mjaf frytëdhënës për degën e doganës së Durrësit, pasi të ardhurat e realizuara gjatë këtij muaji kanë shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitti të kaluar. Drejtori i degës së doganës së Durrësit ka bërë të ditur se si katërmujor të ardhurat e doganës janë rritur me 6.5 përqind, por në muajin prill vlen të theksohet zdhoganimi i rreth 8800 ton karburant më shumë si dhe rritje e eksporteve të mallrave që punojnë me fason dhe mineraleve në masën 11 përqind. Deklarimet e mësipërme janë bërë nga Jaçe Hysolli, drejtor i degës së doganës Durrës, degë që përfitoi investime për të përmirësuar infrastrukturën e kontrollit dhe të regjistrimit. Lufta ndaj evazionit fiskal është një prioritet i degës së kësaj dogane, ndërkohë që për parandalimin e këtij fenomeni është ngritur një zyrë e posaçme, ajo e analizës së rriskut. Zyra është hapur për herë të parë dhe do të shërbejë për të mirëmenaxhuar. Dega e doganës së Durrësit është kontribuesja më e madhe e të ardhurave që shkojnë në buxhetin e shtetit, për shkak të volumit të mallrave që perpunohen ne portin më të madh te vendit. Porti Durrësit është më i madhi port në vend që përpunon anijë çisternë të lëngut e gazit si dhe më i madhi përpunues i mallrave. Ndonëse mënyra e administrimit të portit është bërë disa herë objekt i akuzuave dhe materialeve edhe nga KLSH për shkak të klientelizimit, Durrësi vazdhon të jetë ndër më të lakmuarit edhe nga biznese të mëdha transpotuese nga Maqedonia dhe Kosova.

Previous articleXhaxhi militanti tregon pse i ka hypur Ed halimi Ed Ndreut dhe zilinë e Kiles nga hypja
Next articlePeshkatarët e Durrësit kryeministrit Sali Berisha: Po na trajtoni si në kohën e diktaturës