Home Rajoni Në mes të ditës, dy persona rrëmbejnë një grua dhe e fusin...

Në mes të ditës, dy persona rrëmbejnë një grua dhe e fusin në makinë në mes të Patrës

Policia e Patrës ka shkuar në gatishmëri paraditen e së premtes, kur sipas informacioneve ka marrë sinjalizim për një xhip të zi, pasagjerët e të cilit kanë rrëmbyer një vajzë të re në Qytetin e Epërm.

Sipas mediave greke, Policia është në kërkim të mjetit ku kishte dy pasagjerë, pasi dyshohet se e kanë futur me forcë vajzën në makinë pa dëshirën e saj. Policia është alarmuar nga kalimtarë të rastit të cilët kanë parë se çfarë ka ndodhur dhe kanë vënë re reagimet e vajzës, por pa dëgjuar asnjë fjalë.

Sipas dëshmitarëve, automjeti është nisur drejt Gounarit ku dhe policia ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e mjetit dhe zbardhjen e saktë të ngjarjes.