Në Maqedoninë e Veriut mungojnë 340 zjarrfikës, ndërsa automjete zjarrfikëse që përdorin janë mesatarisht 27 vjeçare. E njëjta gjë është edhe me autoambulancat, të cilat i kemi 263, mesatarisht 12 vjet të vjetra, ndërsa vetëm 30 nga automjetet e tilla të sapomarra janë të reja, ndërsa të tjerat janë blerë “të përdorura”.
Rezultatet e hulumtimit treguan se në 16 nga 34 njësitë zjarrfikëse në vend ka më pak se numri minimal i parashikuar ligjor i zjarrfikësve.
Shkupit i mungojnë më së shumti zjarrfikës, më shumë se 200. Njësia e Shkupit ka 190, ndërsa duhet të ketë 405 zjarrfikës. Më pas janë Kumanova ku ka 33 zjarrfikës më pak se sa parashikon ligji, Manastiri me 21 zjarrfikës më pak dhe Tetova ku mungojnë 17 zjarrfikës.
Ndryshe, 34 njësitë zjarrfikëse kanë gjithsej 284 vetura, nga ato që shuajnë zjarre deri tek cisternat e ujit dhe automjetet për transportin e zjarrfikësve dhe pajisjeve.
Gjysma e totalit prej 284 automjetesh janë më të vjetra se 30 vjet, ndërsa vetëm 15 për qind e automjeteve janë deri në 10 vjet. Në tre vitet e fundit janë blerë edhe 65 automjete të tjera, por edhe ato janë mesatarisht 17 vjeçare.