Ish-aktori i njohur Erion Isai, aktualisht kryetar bashkie në Kolonjë, tha sot në “Open” se gjatë 1 viti që ai ka qenë në krye të bashkisë, janë bërë mbi 12 milionë euroinvestime, në një zonë që më parë ishte e harruar.
Me ironi mjeshti i madh Bujar Kapexhiu e ka pyetur se nga këto para sa është pjesa e tij.
Isai e ka marrë relativisht me sportivitet këtë pyetje, duke thënë se ai merr vetëm rrogën dhe kënaqësinë e të bërit diçka ndryshe nga paraardhësit e tij.
Isai: Dua të them që gjatë këtij viti që unë jam në krye të bashkisë Kolonjë, janë bërë 12.2 milionë euro investime.
Eni Vasili: Mos bëj fushatë
Kapexhiu: Nga këto 12 milionë, dua të di sa është pjesa jote?
Isai: Patjetër ta shpjegoj unë, pjesa ime është 100% e angazhimit tim personal, se për fatin tim dhe për nder të atij televizioni ku ju jeni ulur ju, i kam zgjidhur mekohë prblemet financiare.
Eni Vasili: Korrupsimi i artistit duket e paarsyeshme…
Kapexhiu: Ndoshta Erioni mund të fitonte më shumë si aktor, sapo filloi regjizurën u bë kryetar. Si aktor mund të fitonte më shumë se sa kryetar bashkie…
Aliaj: Besoj se do ishe më i lumtur si aktor, do ishe më i lirë.
Isai: Ju katër veta po bëni llogarinë e mirëqenies dhe lumturisë sime shpirtërore. Ju e dini që arti është më i korruptuar se politika.
Aliaj: Për çfarë arti e keni fjalën? Se në pikturë s’ka shanse të ketë korrupsion, aty ku jeni ju po se keni fonde.
Budina: Dhe vetë Robert Aliaj që është kundër politikës bën politikë me artin e tij.
Aliaj: Po absolutisht.
Budina: Është absurde, totalisht idiote që në të mos kemi mundësinë të kontribuojmë dhe të mos bëjmë diçka ndryshe. Kjo është skandaloze.