Mbajtja peng e një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimi i saj si prostitutë në qytetin e Fierit, ka çuar në pranga tre persona. Ndërsa një i katër që konsiderohet nga policia si kryesori, është shpallur në kërkim, dhe po bëhen përpjekje për arrestimin e tij.
Mes personave të arrestuar për “Shfrytëzim Prostitucioni, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Heqja e Paligjshme e Lirisë”, rezulton të jetë Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.D.
Burime e policisë së Fierit, thanë për “Ora News” se në kërkim për tre akuzat e mësipërme është shpallur dhe Arbër Mehmeti, person ky me precedentë të mëparshëm penalë dhe njëherësh pronar i Clab “Cassablanca” në Fier.
Rezulton se në 2013, Arbër Mehmeti shpall në kërkim pasi së bashku me Shpëtim Kandën, në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç.