Home Sport Në Itali presin surprizën e madhe të dielën, Seria A përgatit trofe...

Në Itali presin surprizën e madhe të dielën, Seria A përgatit trofe dhe festë edhe për Interin

Seria A do të njohë këtë javë kampionen e saj, pikërisht në javën e 38-të dhe përmbyllëse të kampionatit. Milani është në avantazh ndaj Interit, por e kaluara ka treguar se mund të ndodhë gjithçka ndaj Liga e Futbollit e Serisë A po përgatit çdo skenar të mundshëm, edhe atë më të bujshmin.

Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria do të luhen paralelisht të dielën dhe vetëm në fund të këtyre 90 minutave do të njihet fituesi.

Por, për sa kohë që matematika nuk e thotë dot, atëherë Liga po përgatitet për festën e secilës prej dy skuadrave milaneze që mund të mbyllë kampionatin në vend të parë.

Sipas “Corriere Dello Sport”, zyrtarët e Ligës kanë përgatitur nga një trofe për secilin stadium ku do të luhen këto dy ndeshje si dhe ceremonitë përkatëse.

Sido që të jetë, Milani nuk do të ketë mundësinë që të zhvillojë festën e titulli në “San Siro” ku luan Interi dhe në rast feste e vetmja gjë që u mbetet është të udhëtojnë me autobus të hapur për të arritur deri në “Piazza Duomo”.