Home Aktualitet Në garë për agjentët e FBI-së shqiptare, 200 kandidatë bëjnë testin logjik:...

Në garë për agjentët e FBI-së shqiptare, 200 kandidatë bëjnë testin logjik: Besim te drejtësia e re, kam guximin të luftoj krimin

200 kandidatët për për agjente të FBI shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë përfunduar testin logjik i cili po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, një prej kandidatëve shprehet se ka besim te institucionet e reja të drejtësisë, dhe guximin e mjaftueshëm që të luftojë krimin dhe korrupsionin.

Në këtë garë konkurruan 653 kandidatë ndërsa 229 u skualifikuan nga vendimi i parë prej komisionit në përbërjen e tre prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai.

Në përfundim të fazës së dytë kandidatët do t’i nënshtrohen për të vazhduar garën testit fizik, e në fazën e tretë testit me makinën e të vërtetës.

Në finale 60 fituesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u trajnuar nga agjentët e FBI përgjatë një muaji.

Agjentët e byrosë kombëtare të hetimit do të jenë në varësin e prokurorëve të SPAK për të hetuar e mbledhur prova për korrupsion, pastrim parash, grupe kriminale dhe terrorizëm.

SOURCEBulevard News
Previous articleVërshime në Azinë Juglindore, 40 të vdekur
Next articleBarcelona rivalizon Real Madridin për Pogban