Home Aktualitet Në burg për vjedhje votash, ministri i Brendshëm grek takohet me Fredi...

Në burg për vjedhje votash, ministri i Brendshëm grek takohet me Fredi Belerin

Ministri i Brendshëm grek, Yannis Oikonomou ndodhet në burgun e Durrësit për të takuar Fredi Belerin. Vizita e ministrit grek vjen një ditë pas mbylljes së hetimeve dhe nisjes së dosjes për gjykim. Pas një seance që zgjati mbi 4 orë, gjykata vendosi që Beleri të gjykohet për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Gjithashtu për këtë çështje i pandehur është marrë edhe Pandeli Kokaveshi, i cili do të gjykohet në gjendje të lirë. Gjatë seancës paraprake, avokatët e Belerit kërkuan pushimin e çështjes dhe mos marrjen e parasysh provat e mbledhura, duke i konsideruar si të paligjshme. Por kjo kërkesë e tyre u rrëzua nga gjykata.

Për avokatët mbrojtës, vendimi ishte i pritshëm kjo për shkak se çështja është paragjykuar edhe politikisht. I pranishëm në seancë ishte edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës që e konsideroi arrestimin e tij politikk, ndërsa kërkoi gjykim të zakonshëm për t’u ballafaquar me çdo provë të prokurorisë.

Previous articlePoligoni për praktikën e patentës në Fushë-Prezë drejt përfundimit, kompleksi do të shërbejë edhe për programe edukative
Next articleEdhe Zveçani voton për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës