Home LifeStyle Në albumin e ri, Rita Ora shfaqet me veshje tradicionale shqiptare: ‘Në...

Në albumin e ri, Rita Ora shfaqet me veshje tradicionale shqiptare: ‘Në kohë për Ditën e Pavarësisë’

Albumi i ardhshëm i Rita Orës, “Bang”, që do të publikohet më 12 shkurt, përmban motive tradicionale shqiptare. Siç mund ta shihni në videon e publikuar në rrjetet e saj sociale, Rita dhe kërcimtarët që e shoqërojnë shfaqen të veshur me veshje tradicionale, motivet e të cilave i gjejmë nëpër veshjet popullore të zonave të veriut, si xhupleta e famshme.

“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – e cila hapi e para dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë,” u shpreh dizajneri Valdrin Sahiti i cili realizoi veshjen. Ai shtoi se për “Bang”, Rita donte që “t’i tregonte botës stilin tonë tradicional dhe etnografik”.

Në Instagram, Rita falenderoi dizajnerin dhe u shpreh se veshja u realizua në kohë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt).

Në albumin e ri, Rita Ora shfaqet me veshje tradicionale shqiptare:

Që prej vitit 2012, kur realizoi videoklipin e këngës “Shine Ya Light”, Rita Ora është përpjekur të qëndrojë gjithmonë “në kontakt” me origjinën, herë përmes koncerteve, përmes tatuazheve në shqip, apo duke përmendur vazhdimisht nëpër intervista se është shqiptare. Në korrik të vitit 2015 ajo u emërua Ambasadore Nderi nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga.

Pak detaje janë zbuluar për albumin e ardhshëm EP. “Bang” është një bashkëpunim i Rita Orës me artistët Imanbek, David Guetta, Gunna dhe Khea.

Previous articleVendimi i Këshillit të Ministrave/ Shtesë 1 miliardë lekësh për KQZ-në. Do të përdoren për zgjedhjet e 25 prillit
Next articleFrrok Çupi paralajmëron zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare: Ja çfarë po ndodh brenda opozitës