Home Sport Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të Superligës

Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të Superligës

Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e 33-të, teksa skuadrat janë në përgatitjet për atë pasardhëse. Federata Shqiptare e Futbolli ka njoftuar klubet për një ndryshim në orar, me javën e ardhshme që zhvillohet të diel në orën 16:00.

Nëse më herët të pesta duelet ishin përcaktuar për t’u luajtur në 17:00, tanimë do zhvillohen një orë më herët. Sipas parashikimeve, e diela do jetë me rreshje shiu në Shqipëri, ndërsa moti mund të ndikojë në duelet e stadiumeve ku nuk ka ndriçim artificial. Për këtë situatë, FSHF vendosi që duelet e javës së 34 të zhvillohen të diel në orën 16:00.

Previous articlePasojat e agresionit rus/ “Do t’i vuajmë pasojat gjatë gjithë jetës”, rrëfimi rrëqethës i një ushtari ukrainas: Kam parë shokët duke dhënë frymë në krahët e mi
Next articleTentoi të vidhte para në zyrën postare, vihet në pranga 32-vjeçari në Lushnjë! Ishte dënuar edhe më parë për vjedhje