Home Politike “Ndrageta pastroi 180 mln euro në Tiranë”, PD reagon për raportin nga...

“Ndrageta pastroi 180 mln euro në Tiranë”, PD reagon për raportin nga Italia: SPAK nuk heton, por rri e vështron

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e Ministrisë së Brendshme italiane, ku thuhej se “Ndragheta” dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë për të pastruar 1.3 miliard euro në sektorin e ndërtimit”.

Në një dalje për mediat, shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu pohoi se SPAK nuk po heton këto raste.

Deklaratë e Shefit të Organizimit në PD

Raporti i fundit i Ministrisë së Brendshme Italiane tregon për forcimin e pozitave të mafies shqiptare. Sipas këtij raporti ajo ka arritur të zgjerojë influencën nëpërmjet një marrëdhënie të ngushtë me organizatën famëkeqe Ndrangheta.

Prokurori i Antimafies italiane ka deklaruar se bashkëpunimi i mafias shqiptare dhe italiane është rritur në pastrimin e parave, kryer në sektorin e ndërtimit në Tiranë.

Në 2016 Kryebashkiaku Veliaj ftoi kompanitë e Flavio Tosit dhe të miqve të tij, të cilët merreshin me pastrimin e qytetit të Veronës në Tiranë dhe lidhi kontratë të njëjtë, më të njëjtët aktorë dhe me të njëjtat kompani pastrimi.

Kështu lindi Eco Tirana.

Më pas Flavio Tosi dhe pronarët e kompanisë Amina dhe AGSM Holdings do të arrestoheshin për lidhje me organizatën kriminale Ndrangheta.

Pavarësisht arrestimit të pronarëve të kompanisë, në Tiranë nuk ndodhi asgjë. Veliaj si nismëtari i kontratës me kompanitë e Ndanghetës nuk u hetua kurrë.

Përsëri në Janar të 2018 antimafia italiane arrestoi 50 persona ku përfshiheshin politikanë, zyrtarë, biznesmenë, mes tyre disa shqiptarë.

Në përgjimet që çuan në këto arrestime përmendej dhe Veliaj: sipas tyre ai kishte dhënë tri leje ndërtimi për një njeri të Ndraghetës në Shqipëri, i cili kishte vetëm 10 milion euro për të investuar nga 180 milion euro që i duheshin për të ndërtuar objektet, për të cilat kishte marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku shqiptar. Diferencën prej 170 milion euro do ta jepte organizata mafioze e Ndraghetës.

Pra, Ndrageta do të pastronte plot 180 milion euro në ndërtimet e Tiranës.

Teksa bumi i ndërtimeve rritet në çdo diskutim dhe lidhje të Ndraghetës në Shqipëri, del gjithnjë emri i Erion Veliajt, lali IncenErjonit.

Me gjithë këto indicie, pse nuk hetohet Veliaj për Eco Tirana, të cilën e ka firmosur vetë me kompanitë e Ndragetës, siç e cilëson antimafia Italiane?

Pse nuk hetohet Veliaj për lejet e ndërtimit që u ka dhënë personave që financohen nga Ndragehta?

Pse SPAK rri e vështron, ndërkohë që indiciet dhe aktet nga kolegët e përtej Adriatikut janë më të mëdha edhe se masa ujore që i ndan dy vendet?

Raporti i fundit i Ministrisë së Brendshme e tregon qartazi që Ndragheta dhe mafia shqiptare kanë në epiqendër të bashkëpunimit pastrimin e parave të pista.

Raporti i nismës globale kundër krimit të organizuar ndërkufitar tregon se në vitet e fundit në Tiranë janë pastruar 1.3 miliard euro në sektorin e ndërtimit.

Kriminalizimi i ekonomisë kombëtare është një plagë e madhe dhe afatgjatë për vendin.

Nuk janë vetëm protagonistët fajtorë, por edhe sehirxhinjtë e sistemit të drejtësisë.

Me pushtetarë të tillë, që fryjnë llogaritë personale dhe zhysin vendin në xhepat e mafias vendase dhe ndërkombëtare, Tirana dhe Shqipëria janë në rrezik.

Previous articleMusk merr shembull Kosovën, e krahason me pseudo-referendumet ruse në Ukrainë
Next article“Gëzuan me ne”/ Dalin fotot nga dasma, djali i Shkëlzen Berishës mori pjesë në ceremoni