Home Bota Ndodh për herë të parë që nga fillimi i luftës, Ukraina bën...

Ndodh për herë të parë që nga fillimi i luftës, Ukraina bën ‘super-goditjen’ e fortë ndaj Vladimir Putinit

Ukraina raportohet se ka rrëzuar për herë të parë një raketë hipersonike ruse në qiellin mbi Kiev

Portali ukrainas i lajmeve, Defence Express ka publikuar fotografi të një rakete të shkatërruar Kh-47 Kinzhal, e cila ishte lansuar prej rusëve në drejtim të Kievit.

Imazhet treguan vetëm hundën e kokës së raketës, e cila kishte rënë në një hapësirë të pabanueshme, raporton skynews.

Ushtria ruse pretendon se Kinzhal mund të arrij objektivin në një distance prej 3000 kilometrave dhe udhëton me shpejtësi prej katër kilometrave në sekondë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Previous articleNjë pyetje “e tmerrshme” që iu bë Kreshnik Spahiut
Next articleE thotë historiania serbe: Kosovën e kemi humbur, jam kundër Asociacionit