Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e vlerësoi si lajm të mrekullueshëm për futbollin nismën e qeverisë për ndërtimin e 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë.
“Lajm i mrekullueshëm për futbollin, që fillimin e vitit 2023 ta nisim me nismën për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë e Korçë, qytete me traditë në futboll dhe me një popull futbolldashës në tribuna e shkallët e stadiumeve”, u shpreh Duka në një postim në rrjetet sociale.
“Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për lojën e bukur të futbollit”, theksoi Duka.
“Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë”, theksoi Duka.