Home Bota Ndërron jetë murgesha 118-vjeçare, gruaja më e vjetër në botë

Ndërron jetë murgesha 118-vjeçare, gruaja më e vjetër në botë

Lucile Randon është një grua franceze e cila besohet të jetë njeriu më i vjetër në botë sipas Listës Botërore të Renditjeve Superqindvjeçare të Grupit Kërkimor Gerontologjik. Ajo ndërroi jetë pak para ditëlindjes së saj të 119-të.

E njohur si Motra Andre, Lucile ishte një murgeshë e cila lindi në 11 shkurt 1904 në qytetin Ales të Francës juglindore.

Një zëdhënës i shtëpisë së moshuarve në Francën juglindore, David Tavella tha se ajo vdiq në gjumë orët e para të ditës së martë.

Pas vdekjes së Lucile Randon, njeriu më i vjetër në botë është Maria Branyas Morera me origjinë amerikane e cila është 115 vjeç./Opinion.al

Previous articleStudimi italian që e rendiste Shqipërinë si vendin e dytë në botë si zonë sizmike! Çfarë urdhëroi Mehmet Shehu
Next articleBoçi tha se ishin ndërprerë operacionet, drejtori i Spitalit të Elbasanit e përgënjeshtron: Puna vijon normalisht