Home Kronika Ndarja nga jeta e babait të Saimir Tahirit, ish-ministri 48 orë liri...

Ndarja nga jeta e babait të Saimir Tahirit, ish-ministri 48 orë liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit

Ish-ministri Saimir Tahiri, do të dalë nesër disa orë në liri për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Bashkim Tahiri.

Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar se drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka miratuar lejen për shoqërimin e ish-ministrit në ceremoninë e varrimit të të atit. Tahiri do të dalë sot, me 48 orë leje.

I ati i Tahirit, u nda nga jeta ditën e sotme, ndërsa ish-ministri i ka shkruar një letër prekëse nga burgu.

LETRA:

 

 

O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Previous articleTakimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Escobar: Nuk pres nënshkrime, plani europian mundësia më e mirë për të garantuar paqen në rajon
Next articlePërfshihet nga zjarri hoteli me refugjatë ukrainas në Angli