Home Aktualitet Ndalohen celularët në shkolla, do të lejohen vetëm për nxënësit me…

Ndalohen celularët në shkolla, do të lejohen vetëm për nxënësit me…

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit të viti 2018, i cili kërkonte dorëzimin e celularëve në klasë dhe nisjes së procesit mësimor pa to është pasuar nga një tjetër udhëzim për këtë vit te ri shkollor. Sipas udhëzimit të fundit nuk do të lejohet marrja e aparateve celular në institucionet shkollore me përjashtim të rasteve të veçanta

Të gjithë prindërit janë njoftuar që nxënësit duhet të paraqiten në shkollë këtë vit pa celular në të kundërt nëse konstatohen me telefon në ambientet e brendshme të shkollës aparati  do të dorëzohet në drejtori dhe  do t’i kthehet nxënësit në fund të vitit shkollor . ”Një nxënës që mbaron gjimnazin duke punuar me celular nuk është i aftë të dal nesër në terren se terreni është ndryshe nga celulari”, thotë një qytetar tjetër.

Sipas udhëzimit të fundit do të lejohen të marrin telefonat me vete vetëm ata nxënës që kanë arsye shëndetësore. Përpjekja për mospërdorimin e celularëve në shkollë ka rezultuar e pasuksesshme në vitet e mëparshme. Të ndodhur përballë një ngërçi të tillë Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin e ri për mos lejimin e aparateve celular në ambientet e shkollës , duke mos e lënë më në ndërgjegjen apo dëshirën e  vetë nxënësve për të dorëzuar apo jo celularët në nisje të mësimit.

Previous articleFenomeni ‘Daniel’ në Greqi, Forcat e Armatosura shpëtojnë mbi 1600 persona të bllokuar nga përmbytjet
Next articleBarcelona shet pjesët e ‘Camp Nou’, sa kushton blerja e ‘barit të shenjtë’