Home Aktualitet Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, kryebashkiaku i PS-së jep lajmin...

Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, kryebashkiaku i PS-së jep lajmin e hidhur

Bashkia e Pukës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesorit të njohur Riza Tafilakut.

Një figurë e rëndësishme e këtij qyteti që ka dhënë një kontribut të veçantë për zhvillimin e arsimit, kulturës e sportit.

Postimi i plotë:

MESAZH NGUSHËLLIMI I KREUT TË BASHKISË, z.GJON GJONAJ, PËR NDARJEN NGA JETA TË z.RIZA TAFILAKU.

Me dhimbje mësova mëngjesin e kësaj të Enjte, ndarjen nga jeta të profesor Riza Tafilakut, njërit prej kontributorve të shquar në komunitetin tonë.

Ndarja nga jeta e profesorit mendoj se do të jetë vetëm fizike, pasi puna dhe kontributi I tij do të mbeten gjithnjë ndër breza tek komuniteti pukjanë dhe më gjërë.

Ku ka punuar dhe jetuar, Riza Tafilaku, shenoi ndryshimin e madh duke I dhënë institucioneve që drejtonte dimesionet e vërteta të tyre përmes drejtimit organizimit dhe funksionimit maksimal të tyre, duke u kthyer në një shembull dhe për drejtues të tjerë në të gjithë zonen e Pukës.

Puka fal kontributiti të Riza Tafilakut forcoj emrin e saj të vyer në fushen e krijimtrisë, artiti dhe kulturës, sportiti dhe sigurisht arsimit.

Përsonalisht unë, por jamë I bindur se dhe shumë të tjerë si unë, do e “takojnë” edhe në të ardhmen profesor Rizain, teksa do shfletojnë botimet e shumta të tij, jo vetëm letrar, por dhe ato shkollor, historik, kulturore e turistike. Sa herë të kujtojmë historin e mundjes pukjane ,serish imazhi I tij do të na shfaqet si një prej ish mundësve të shquar të krahinës tonë. Gjurmët e tij janë të pashlyer në pallatin e kulturës, në përiudhen të cilen ai e drejtonte, Ansambli Puka mori çmimin e madh europian, “Alfred Topfler”. Muzeu “MIGJENI” ai etnografik, muzeu I shkollës, ai I spitalit, pallatit të kultures etj mbeten sot si një pasuri e çmuar e Pukës, fal kontributit të tij. Shkollat që ai drejtori ndër vitë mbajn ende gjurmet e kontributit fal drejtimit plot pasion të Riza Fafilaku, e plot e plot kontribute të tjera në vendimarrje si këshilltar bashkiak për disa legjislatura.

Të qoft dheu I lehtë profesor!

Do të mbetesh gjatë në kujtesen e çdo pukjani fal kontributit tënd

Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes Sabahetit dhe djemve Eraldit dhe Esitianos.

Zoti ju dhënt forcë për këtë dhimbje të madhe ne familjen tuaj!

Sinqerisht

Gjon GJONAJ

Kryetar I bashkisë Pukë.

SOURCEbulevard news
Previous articlePresidenti Meta nuk i ndal provokimet, publikon foton: Me Edin! ‘Fort po shndrit ai diell’!
Next article5 gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë