Home Portret Ndahet nga jeta Kujtim Myshketa

Ndahet nga jeta Kujtim Myshketa

Është ndarë nga jeta Kujtim Myshketa, mësues dhe sportist i talentuar basketbolli i Durrësit. Kujtim Myshketa, i lindur në Durrës në 10.04.1944, mbaroi shkollën e lartë për Histori Gjeografi dhe punoi si mësues në shkollat “7 Nëntori”, “Nako Spiro” dhe vitet e fundit si drejtor i shkollës “16 Shtatori”.

Sportist i talentuar si lojtar i ekipit të Basketbollit të Durrësit dhe si talent i Ping Pongut kombetar. Qytetar  i nderuar i Durrësit dhe mësues i apasionuar ndaj profesionit të tij duke rritur shumë breza të fëmijëve dhe të rinjve durrsak. Demokrat në shpirt dhe mbështetes i mendimit dhe gjykimit të lirë. Njeri i qeshur, pozitiv,  i dashur me shokë e kolegë, familjar i përkushtuar dhe prind e bashkëshort i mrekullueshem.

Previous articlePse PD i fitoi zgjedhjet drithëruese të 22 Marsit 1992?!
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 23 mars 2023