Home Kosova Ndahet nga jeta komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

Ndahet nga jeta komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

Gjeneral Klaus Reinhardt, komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 80-vjeçare.

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkruar për ndarjen nga jeta të tij duke njohur komntributin e madh që ai ka dhënë në konfliktin në Kosovë dhe rindërtimin e vendit. Ministrja ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e gjeneralit.

“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid. Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile. Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të paëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës. I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona. Familjes dhe miqve të tij, ushtrisë gjermane, në të cilën i shërbeu kaq gjatë vendit të tij, Gjermanisë, iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta“, shkruan ajo.

I emëruar gjeneral, Klaus Reinhardt mori postin e postit të NATO-s në Qendrën e Shtabit të Përbashkët të Komandantit në Heidelberg në prill 1998, ku qëndroi deri në pensionimin e tij. Gjatë kësaj kohe ai ishte edhe në komandë të përkohshme të forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Më 8 tetor, ai zëvendësoi gjeneralin britanik Michael Jackson në këtë post dhe kështu mori përsipër komandën e një force prej 50,000 ushtarësh nga 39 vende. Reinhardt qëndroi komandant i KFOR-it deri më 18 prill 2000. Më 1 prill 2001, gjenerali Klaus Reinhardt doli në pension. Pas daljes në pension, Reinhardt ishte aktiv në industri, por gjithashtu dha mësim shkencat politike dhe historinë moderne.