Home Slideri NATO: Dënohet sulmi në Ambasadën e SHBA-ve në Turqi

NATO: Dënohet sulmi në Ambasadën e SHBA-ve në Turqi

sulmiNATO-ja e ka dënuar si “mizor” sulmin kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Turqi.

Një sulmues vetëvrasës gjatë sulmit e ka vrarë një roje, ditën e premte në kryeqytetin Ankara.

Shtëpia e Bardhë tha se sulmi ishte “akt terrori”.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmuesi me bombë ishte anëtar i një grupi majtist, që e kundërshton NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht, NATO-ja në Turqi e ka vendosur sistemin mbrojtës raketor Patriot, për ta mbrojtur këtë vend kundër sulmeve nga Siria fqinje.

Kapacitetet diplomatike amerikane në Turqi, edhe më parë, ishin cak i sulmeve nga terroristët.

Në vitin 2008, nga sulmi i militantëtve të ndërlidhur me al-Kaidën, afër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll, u vranë tre policë dhe tre sulmues.

Previous articleLëvizjet e Merkatos në Serie A
Next articleFrancë: Presidenti Hollande arriti në Mali