Home Humor Nastradini gënjen

Nastradini gënjen

  • Mjaft me politikë!- urdhëroi Coli
  • Na lini rehat ta pimë kafenë!- e mbështeti Loli.

Nuk pushonin klientët në lokalin e lagjes, në atë mëngjez të djele. Sa shprehte njëri  simpati për një politikan ,ai është gënjeshtari më i madh, konstatonin dëgjuesit. Mendimet qenë ekstreme, se secili arsyetonte sipas interesit të vet.

  • Gënjeshtari më i madh në historinë e njerëzimit  ka qenë Nastradini,- e nisi më zë të ulët Coli.
  • Kjo dihet, – i rri gati Loli.

Nastradinit i kishte dalë nami si gënjeshtari më i madh në tërë Arabinë, nisi të rrefej përrallzen Coli.E thërriti  një mbret në sarajet e veta. I kërkoi Nastradinit  ta provonte në se mund ta gënjente.Nastradin u shtir se gjendej i papërgatitur për kërkesën. U mbrojt,  se veglat e rrenave nuk i ka me vete.I kërkoi mbretit tre pend qe, dhe tre qerre, për t’i transportuar  nga shtëpija te sarajet. Mbreti i dha me qejfë, nga kersheria,në se Nastradini do të gënjente.

U merzit mbreti që Nastradini nuk po kthehej. Dërgoi ushtarët t’ia sillnin urgjentisht Nastradinin të sarajet.- Pse nuk erdhe të më gënjesh?- e pyet me ton mbreti- Nastradinin.- Nuk kam se si të gënjej më tepër . Aq pasuri sa më dhatë ju, nuk e kam vënë tërë jetën,- ia kthen më shumë  frikë Nastradini.

  • E mrekullushme.
  • Nuk është më e bukur se gënjeshtra e kryetarit të opozitës.Eeeeedhe për humbjen e fundit, deklaroi se unë nuk e kam humbur asnjë garë.
  • Çfarë i bëri mbreti Nastradinit, kur e mori vesh vesh se e gënjeu?- pyet me sinqeritet rinor një bukurosh.
  • Atë që po i bëjmë ne politikanëve, pas dites së votime,- ia kthen Loli me shumë seriozitet.

Fatmir Lohja

Tiranë, më 09.03.2022