Home Slideri Nard Ndoka humb të besuarin në Durrës, gjykata lë në qeli Konin...

Nard Ndoka humb të besuarin në Durrës, gjykata lë në qeli Konin e demokristianëve

koniDemokrstianët e Nard Ndokës do e kenë shumë të vështirë të bëjnë fushatë politike në Durrës pasi eksponenti kryesor i kësaj partie ka rënë në prangat e policisë. Skënder Koni, kryetari PDK në Durrës, me anë të mandatit të këshilltarit ka lozur herë me PD dhe herë me PS në këshillin e bashkisë së Durrësit për shkak të numrave që kishin subjektet politike në këtë këshill. Por, ndërsa një pozicion i tillë i ka dhënë kënaqësi të madhe Konit, dy ditë më parë, atij i janë vënë hekurat e ftohta në duar. Skënder Koni 65-vjeçar edhe pse me fare pak elektorat dhe pa struktura të mirëfillta politike mundi të futej si këshilltarë në bashkinë e Durrësit dhe që nga brenda u ka bërë “presion” grupimeve për të përfituar një karrige. Mandati tij ka kaluar sipas konjektuara sa në të majtë, në të djathtë duke e vendosur atë në një pozitë përfituese. Kështu, me apo pa dashjen e partisë, ai u emërua drejtor i inspektariatit ndërtimor urbanistik në Durrës dhe ky vendim është marrë nga halli pasi Koni kishte një karton të vlefshëm në dorë. Fillimisht u mendua se Koni do të çlirohej nga hekurat e policisë shumë shpejt, në një kohë që gjykata e ka përforcuar vendimin e dy ditëve të mëparshme duke e lënë në qeli atë. Stukturat e demokrsitianëve kanë qenë në fazën përmbyllëse të programit për fushatë, ndërsa me arrestimin e kryetarit demokristian në Durrës Nard Ndoka ka pësuar goditje të fortë pasi akuza drejtësisë do të përdoret shumë nga kundërshtarët e tij në fushatën për 23 qershorin.
Vendimi
Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës ka lënë në fuqi masën e arrestit burg pa afat për drejtorin e inspekoriatit ndërtimor urbanistik Skënder Koni. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Astrit Faqolli ka pranuar kërkesën e prokurorisë, e cila ka deklaruar se ekzistojnë prova të mjaftushme që akuzojnë personin nën hetim, 65-vjeçarin Skënder Koni. Prokurori Afrim Shehu tha se ka prova të mjatueshme siç janë përgjimet telefonike apo edhe ato ambientale që akuzojnë të pandehurin Skënder Koni për konsumimin e veprave penale  të “Korrupsionit Pasiv” si dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike” në bashkëpunim. Kërkesa e prokurorit është kundërshtuar nga avokati mbrojtës  Qazim Gjoni, i cili kërkoi një masë sigurie më të lehtë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore si dhe për faktin që nuk përbën rrezik për komunitetin. Vetë personi i arrestuar Skënder Koni nuk ka thënë asgjë në sallën e gjyqit, duke lënë vetëm avokatin që të flasë në këtë seancë. Gjykata ka zhvilluar një seancë të njëjtë për shtetasen Elsa Zoto, edhe kjo e arresuar për të njëjtat akuza, por në përfundim ajo është liruar nga qelia duke caktuar si masë të re sigurimi atë me detyrim paraqitje. Dy personat në fjalë, bashkë me një tjetër që është shpallur në kërkim, akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë përfitime të paligjshme për të regjistruar dhe legalizuar prona të disa banoreve të vendosur në një truall me sipërfaqe 3253 m 2.

Previous articleDeputetja Klodiana Spahiu: Ja çfarë do të bëjmë për personat me aftësi të kufizuara
Next articleKLSH gjen shkelje të rënda tek ujësjellës-kanalizimet në Durrës