Home Aktualitet Nard Koka i bën surprizë gazetarëve, edhe në festat e fundvitit ...

Nard Koka i bën surprizë gazetarëve, edhe në festat e fundvitit i gjendet pranë

Leonard Koka apo sic njihet ndryshe  Nari,  vazhdon të jetë një mik i mirë i gazetarëve. Pre shumë vitesh ai komunikon dhe i respekton ata , gjë të cilën e ka bërë edhe sot , ndërsa Unioni i gazetarëve ka bërë  një takim në Durrës ku ka vlersuar katër gazetarë të këtij qyteti për kontributin e tyre në media dhe  disa media lokale përfshi dhe Bulevard News, që ka vetëm tre javë që është hapur!!!!!!. Nari është shfaqur në drekën e gazetarëve ndërsa ka qenë në shoqërinë e gazetares së mrënjohur Anila Basha. Koka ka një CV të pasur me gazetarët dhe një bashkëpunim  model me ta duke filluar që pas vitit 1997. Ai njihet si miku më i mirë i gazetarëve në Durrës dhe pse nuk ka asnjë lidhje me median, por që respekton punën e tyre dhe herë pas here i kujton me takime të tilla, sidomos kur janë të organizuara nga Unioni. Të pranishmit nuk janë befasuar nga kjo surprizë e organizimit  të aktivitetit, pasi ai ka kompesuar disa mungesa që kanë  qenë në këtë aktivitet. Pas takimit Koka ka falenderuar gazetarët për punë e mirë që bëjnë dhe sipas tij  jo katër por më shumë duhet të ishin vlersuar. Ai nuk i ka përmendur të gjithë me emra, se nuk ka pasur kohë, por ka falenderuar organizatorët që e ftuan në këtë takim.