Home Sport Napoli me revolucion total, vera largon pjesën më të madhe të lojtarëve

Napoli me revolucion total, vera largon pjesën më të madhe të lojtarëve

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, po mendon që të bëjë një revolucion total në verë. Numri një i klubit është lodhur nga përplasjet me skuadrën e tij shkruan Gazzetta dello Sport. Gjobat dhe përplasjet nuk janë sjelljet e duhura që të ecet përpara. 

Trajneri Carlo Ancelotti ka mbajtur anën e lojtarëve pas gjobave që presidenti i vendosi. Mesfushori Allan dhe kapiteni Lorenzo Insigne kanë marrë gjobat më të mëdha, ndërsa Kalidou Koulibaly, Chucky Lozano, Dries Mertens, Jose Callejon dhe Kostas Manolas sërish kanë marrë penalizime të mëdha.

Jose Callejon dhe Dries Mertens janë në fund të kontratave të tyre dhe nuk kanë ndërmend të rinovojnë. Allan mund të kalojë te PSG në janar, ndërsa Mertens mund të shkojë dhe larg Europës. La Gazzetta shkruan se e ardhmja Koulibaly nuk është e sigurt. Afrikani nuk ka pranuar gjobat dhe mund të largohet te Manchester United për 100 milionë euro. 

Previous articleTërmet që vret ngadalë, çdo ditë
Next articleSpartak Ngjela del me deklaratën e fortë: Kthetrat e frikës nga pasgoditjet, ja çfarë pritet të ndodhë!