Home Sport Napoli i pandalshëm, vazhdon marshimin drejt titullit

Napoli i pandalshëm, vazhdon marshimin drejt titullit

Napoli vazhdon marshimin e pandalshëm drejt titullit kampion pasi sot ka mundur me rezultatin e thellë 4:0 Torinon në fushën e këtij të fundit.  Skuadra e Spaletit nuk ka mëshiruar në asnjë moment vendasit dhe ka treguar edhe një herë dominimin absolut në këtë edicion në Itali.

Napolitanët gjetën golin që në minutën e 9 kur Osimhen me kokë shënoi pas një goditje këndi. Torino u mundua të reagonte dhe provoi disa herë të gjente barazimin por Meret ishte i pakalueshëm.

Penalltia e Kvaratskhelia çoi në 2-0 shifrat para fundit të pjesës së parë.  Fillimi i pjesës së dytë pa përsëri Osimhen të tundte rrjetën, ndërsa më pas Ndombele vulosi shifrat 4-0 që nuk lanë vend për diskutime të mëtejshme në këtë sfidë që afron më shumë napolitanët me titullin i cili i mungon që nga viti 1990.

Previous articleArrestohet i riu shqiptar në Itali, sulmoi policinë me karrige dhe aspirator kuzhine për të fshehur kokainën
Next articleIgli Cara takim me të rinjtë durrsakë: Durrësi është shtëpija juaj. Bashkë fitojmë