Home Ekonomia Nafta ngjitet në mbi 111 dollarë – SHBA pritet t’i ndalojë kompanitë...

Nafta ngjitet në mbi 111 dollarë – SHBA pritet t’i ndalojë kompanitë të rrisin çmimet e karburanteve!

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara gjatë tregtisë amerikane dhe asaj aziatike. Shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe për rrjedhojë edhe të kërkesës për naftë p[o ushtrojnë presion mbi çmimet.

Në anën tjetër, çmimet po gjejnë një mbështetje nga lajmet se Shanghai do të heqë kufizimet e koronavirusit, duke filluar nga 1 qershori, që përkthehet në një kërkesë më të lartë për naftë. Dy bençmarkët kryesorë po qëndrojnë pranë 111 dollarëve për fuçi. Gjatë kësaj jave, ndërkohë, Brenti i Londrës dhe nafta Bruto amerikane kanë ndryshuar shumë pak, por janë luhatur nga dita në ditë për shkak të paqartësive mbi kërkesën.

Gjithsesi, pritet një rimëkëmbje e kërkesës në Kinë, pasi përveç Shanghait edhe disa provinca të tjera pritet të heqin kufizimet e Covid-19, ndërkohë që për rreth 2 muaj shumica e dyqaneve kanë qëndruar të mbyllur.

Në Shtetet e Bashkuara, amerikanët po përdorin gjithmonë e më shumë automjetet e tyre, pavarësisht rritjes së çmimeve të karburanteve në nivele rekord. Gjithashtu, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA kaloi një ligj që e lejon presidentit të deklarojë emergjencën energjitike, që i ndalon kompanitë të rrisin çmimin e gazit dhe të karburanteve që prodhohen në vend./SCAN