Home Aktualitet “Na thanë do kalohen nesër”/ Mjekët pa pagat e dhjetorit, Shoqata e...

“Na thanë do kalohen nesër”/ Mjekët pa pagat e dhjetorit, Shoqata e Infermierëve: Kemi frikë të ngrejmë zërin

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vonesën e pagave të muajit dhjetor. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ato thonë se nuk iu janë dhënë arsyet e këtij vendimi. Po ashtu, ata shtojnë se mbetet problem abuzimi që bëhet me bluzat e bardha e se kanë frikë të ngrejnë zërin pasi asnjë sindikatë nuk i del në mbrojtje.

POSTIMI I PLOTË

Ndërsa jemi kontaktuar sot në mëngjes nga mjek dhe infermierë të spitaleve të ndryshme shtetërore si QSUT, Mbretëresha Geraldinë dhe nga personel i qyteteve të tjera në vend që ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor dhe nuk janë thënë arsyet pse paga ende nuk ka kaluar. Edhe pse disa prej tyre janë drejtuar në institucionet ku punojnë dhe në bankën ku marrin pagën nga askush nuk kanë marrë përgjigje për këtë shqetësim. Përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve të Shëndetësisë ndërsa kanë kontaktuar me institucionet përkatëse kanë marrë konfirmimin që brenda ditës së nesërme (datë 20) i gjithë personeli do të marrë pagën e muajit dhjetor (por që nuk u dhanë asnjë arsye për një vonesë kaq të gjatë) kur në kontratë punonjësit e kanë që brenda javës së parë të çdo muaj (disa brenda datës 10) duhet të kenë marrë pagën.

Sërish problemi mbetet vetëm personeli që dhe kur abuzohet dhe u shkelën të drejtat kanë frikë të ngrenë zërin për veten e tyre dhe asnjë sindikatë nuk është në krah të tyre për t’i mbrojtur. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë do vazhdojë të jetë zëri i personelit Shëndetësor në Shqipëri dhe do jetë krah tyre në çdo situatë.

Ditën e sotme u bë publik fakti se Personeli mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nuk kanë marrë ende pagat e muajit Dhjetor. Raportohet se mjekët dhe infermierët kanë marrë vetëm shpërblimet, por jo pagat. Pas bërjes publike të këtij rasti, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, informoi se janë kryer procedurat standarde të pagave.

Previous article“Nuk e di çfarë ndodhi”/ Vrau kineasten me armë zjarri në shesh xhirimin e filmit , ngrihet akuza kundrejt yllit të Hollivudit
Next articleKa dhënë dorëheqjen? Ministrja Edona Bilali: Lajm i pavërtetë