Home Kulture Muzeu Historik Kombëtar, një aktivitet kushtuar Skënderbeut

Muzeu Historik Kombëtar, një aktivitet kushtuar Skënderbeut

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë organizuan një aktivitet përkujtimor në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më i shquar i elitës shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane. Specialistët e Sektorit të Programeve Edukative në muze ju folën nxënësve për figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.  Më pas aktiviteti vijoi me programin që nxënësit kishin përgatitur. Aktiviteti filloi me prezantimin mbi jetën, vlerat, betejat dhe shprehjet e Skënderbeut. Vijuan me interpretimet në poezi dhe ese dedikuar Skënderbeut. Më pas, aktiviteti vijoi me përshkrimet mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut në veprat e autorëve shqiptar. Nxënësit kishin sjellë dhe punimet me portrete të Skënderbeut. Kjo veprimtari, që u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar vjen në vijim dhe të atyre që janë zhvilluar më parë për figurat historike shqiptare. Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak arbër që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi një kryengritje kundër saj. Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj myslimanëve. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat arbër. Vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. Sot, ndër shqiptarë, Skënderbeu njihet si heroi kombëtar i tyre, trashëgim e të cilit është e dukshme në të gjithë trevat shqiptare.

Previous articleKrujë/ Iniciohet operacioni policor intensiv, në të gjithë territorin e Krujës, i koduar “Mjedisi”.
Next articleLajçak takon Kurtin: Folëm për hapat e ardhshëm në dialog