Home Kosova Mustafa: Grupi E15 ka marrë ofertë nga LDK-ja

Mustafa: Grupi E15 ka marrë ofertë nga LDK-ja

largea_muhamet-mustafa1379999156Gjatë ditës, media të ndryshme raportuan se kryeparlamentari Jakup Krasniqi, do të formojë parti të re.
Deputetët e përfolur janë për aderim në partinë e Krasniqit, ishin: Fatmir Limaj, Hydajet Hyseni, Flora Brovina, Justina Pula – Shiroka, Muhamet Mustafa dhe Emin Gërbeshi, e, madje, sipas medieve, pjesë e këtij Grupi Parlamentar raportohej se do të ishin edhe Nijazi Idrizi, Nait Hasani, Xhevahire Izmaku e Azem Syla.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar deputeti tashmë i pavarur, Muhamet Mustafa. Ai ka thënë se kjo është krejtësisht e pavërtetë, pasi që ai ka marrë ofertë nga një parti tjetër.

“Ne, si grup i ekspertëve E15, kemi marrë ofertë për t’ju bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne dëshirojmë të jemi me një parti e cila lufton korrupsionin dhe është kundër të këqijave që i kanë ndodhur Kosovës në këto vjet”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka thënë se nga LDK, ftesa i ka ardhur për të qenë në koalicion për zgjedhjet parlamentare.

Edhe vetë Jakup Krasniqi ka mohuar zërat për formimin e një partie të re. Ai vetëm ka thënë se me Limajn do të jenë së bashku në politikë, pa precizuar nëse do të mbesin në PDK apo në ndonjë subjekt të vjetër a të ri politik.