Home Politike Murati për 6 Dhjetorin: Krerët e BE-së nuk do shqetësohen nga tubimi...

Murati për 6 Dhjetorin: Krerët e BE-së nuk do shqetësohen nga tubimi i opozitës

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 foli mbi projektin e portit të Durrësit teksa tha se fati që senaca në kuvend për miratimin e projektit zgjati deri në orën 3 të mëngjesit është një anormalitet.

Sipas tij çështja mban shumë dilema pas, ndërsa shtoi se nuk është hera e parë që Kryeministri Rama, i cili sipas tij duket tepër nervoz, mbron çështje që në fund dalin të jenë afera ose flluska ekonomike.

Murati foli gjithashtu për protestën e paralajmëruar nga opozita në 6 dhjetor, datë që përkon edhe me mbledhjen e samitit të liderëve të BE-së, teksa tha se tubimi i opozitës nuk do jetë një pamje e ‘keqe’ në sytë e perëndimorëve që do viziojnë kryeqytetin në kuadër të samitit.

“Fakti që një projekt kaq i madh i shtetit tonë që seanca zgjati deir në orën 3 e gjysmë të mëngjesit tregon se kemi të bëjmë me një anormalitet, duhet të zhvillohej në një orar normal që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të informohen. Çështja e portit të ri të Durrësit mban shuë dilema dhe paqartësi pas. Nuk kishte as një emergjencë që kjo marrëveshje të kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe me ligj të veçantë. Kemi të bëjmë me një vullnet për ta shpërndarë përgjegjësinë, nga Këshilli I ministrave te parlamenti. Ndoshta është e vërtetë që nuk ka shumë firma që kanë kapacitet për një port, pork jo mund të bëhej me një garë të hapur ndërkombëtare. Të gjitha këto fakte janë pika të errëta të këtij projekti, kjo është mungesë transparence.

Nuk dua të përsëris akuzat e opozitës, por besoj që kjo është një marrëveshje që kërkon patjetër të bëhet transparencë dhe mendoj se qeveria ka dështuar ta bëjë këtë në ëtë çështje, nuk është hera e parë që Rama mbron çështje që janë në fund afera apo flluska. Rama e mbronte me batuta aferën e inceneratorëve, port ani kemi një ministër e një deputet pas hekurave. Fakti që qeveria e mbron me zjarr një çëshjte nuk tregon që ata kanë të drejtë, kryeministri është nervoz pasi është I ndërgjegjshëm që nuk ka arritur të bëjë transparencë për publikun. Në rastin konkret bëhet fjalë për një pasuri publike që po u jepet investitorëve të huaj, qeveria ka detyrim të bëjë transparencën e nevojshme.

Nuk është hera e parë që Rama refuzon ose nuk pranon të vërë firmën në projekte që më pas dalin problematike. Shumica e koncesioneve që janë dhënë në qeverinë Rama janë firmosur nga zv. Kryeministrat. Unë e shoh këtë si një mungesë vullneti nga kryeminsitri në dokumente që mund të rezultojnë problematike në të ardhmen. Kur u pyte për fimrat te historia e inceneratorëve kryeminsitri tha që nuk mban mend sa firma hedh. Kemi të bëjmë me një çëshjte shume konkrete ku po jepen 1 milionë metra aktrorë truall i pronës publike. Kemi një biznes privat që bëhet me tokën publike”, tha ai.

“Është ende herët për të folur për blerje të një gjëje, por nëse është e vërtet që ka filluar shitja pa miratimin e marrëveshjes, ka diçka për të hetuar nga prokuroria. Ky model është përdorur edhe më parë ku janë ndërtuar resorte e objekte turisitke, këtu bëhet fjalë për grabitjen e pronës publike. Rama mburret që do ketë një ‘qytet të ri’ me apartamentet e reja, ndërsa qytetarët e Durrësit nuk janë pyetur për këtë ‘rilindje’ të qytetit.

Kemi parë sa herë që mblidhen samitet e G7 apo G20 në botë gjithmonë ka protesta, nuk ka problem nëse zhvillohet një samit mes vendeve dhe aty zhvillohet një protestë. Do ishte një qëndrim sovjetik për merakun e pasjes së një proteste kur mblidhet samiti i liderëve evropianë. E shoh si një qëndrim të papërshtatshëm, ndërsa nuk besoj se krerët e BE do shqetësohen nga protesta apo të krijojnë një këndvështrim negativ për vendin nga protesta.

Sfida e opozitës nuk është protesta por zgjedhjet e 14 majit, në protestë mund të dalin dhjetëra mijëra vetë por nuk tregon asgjë. Kemi pasur raste kur ka pasur protesta madhështore nga opozita dhe sërish ka humbur zgjedhjet.

Atmosfera para elektroale është e qetë, zgjedhjet zakonisht shoqërohen nga tensione dhe zhvillime. Ajo që është problematike është brendësia e opozitës, ku një grup ka deklaruar se do dalë me kandidatët e vetë në zgjedhje dhe mund të rezultojë vendimtar në disa bashki gjatë zgjedhjeve. Është një sfidë më vete për opozitën pasi duhet të dalë e bashkuar nëse do të jetë konkurruese ndaj mazhorancës në qytetet e mëdha. Mungon vullneti pasi grupi i Alibeajt deklaroi se do kandidojnë veçmas, ndërsa kjo ka kosto pasi rrezikon që dikush të të quajë me emrin që meriton. Kur futesh në një garë që nuk mund ta fitosh rrezikon të quhesh me emrin që meriton. Grupi i tij në një rast kur nuk është dakord me parimet e grupit të Berishës duhet të dalë në një forcë të re politike, do ishte në nderin e grupit të Alibeajt që të dalin nga partia dhe të krijojnë forcën e tyre”, tha Murati./BW

Previous articleEmërohet shefi i krimeve dhe i komisariatit në Berat, do të zëvendësojnë të përjashtuarit nga policia pas zbulimit të serave me kanabis në Drenovicë
Next articleDebilizimi i debatit publik