Home LifeStyle Mungesa e gjumit shkakton diabet tek fëmijët

Mungesa e gjumit shkakton diabet tek fëmijët

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të pasur shëndet më të mirë, sidomos për fëmijët, të cilat janë në proces rritjeje të vazhdueshme. Mungesa e gjumit tek fëmijët i bën ata më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti në të ardhmen. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Christopher Owen, pjesë e Universitetit “Saint George” në Londër.

Christopher Owen ngre alarmin se diabeti ditët e stome nuk është më sëmundje vetëm e të rriturve, por edhe e fëmijëve. Ky problem po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, duke marrë parasysh rritjen e nurmit të fëmijëve të prekur nga obeziteti në gjithë botën.

Në këtë studim morën pjesë 4525 fëmijë në Britaninë e Madhe. Mesatarisht, fëmijët flinin 10,5 orë kur ishin në  shkollë edhe pse kohëzgjatja e gjumit varionte nga 8 deri në 12 orë. Fëmijët që flinin më pak gjumë sipas studimit, ishin më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti dhe obeziteti.

Previous articleZgjidhje përfundimtare për pronat, si do të bëhet kompensimi i ish-pronarëve
Next articleShifrat e larta alarmojnë studiuesit, ky është rreziku që fshihet pas ekspozimit të fëmijëve të vegjël në rrjete sociale