Home LifeStyle Mungesa e arkivës kulinare shqiptare i “dhuron” byrekun me djathë Bullgarisë, “Taste...

Mungesa e arkivës kulinare shqiptare i “dhuron” byrekun me djathë Bullgarisë, “Taste Atlas”: E kanë tradicionale!

‘Taste Atlas’ është një udhëzues që mbledh komente të kritikëve të ushqimit dhe kërkimeve për të bërë renditje të ushqimeve të ndryshme. Në një publikim, ‘Taste Atlas’ e cilëson me djathë si një ushqim tradicional bullgar.

“Byreku me djathë është versioni kryesor i byrekut tradicional bullgar”, shkruan Taste Atlas duke shpjeguar dhe se si bëhet.

Tradicionalisht, shkruan ‘Taste Atlas’, byreku shërbehej në natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri por ditët e sotme ai mund të blihet edhe gjatë gjithë vitit në dyqane ushqimore, kioska dhe më pak kudo. Por, ndërkohë që byreku gatuhet edhe në Shqipëri, një mund të jetë ushqim tradicional shqiptar?

Mungesa e arkivës kulinare shqiptare i "dhuron" byrekun me

Shef Arvin Kita tregon për Gazetasi.al se nga mund të quhet i kujtdo në rajon përderisa e gatuajnë.

“Meqen “Taste Atlas” e ka shpallur si bullgar tradicional, atëherë në bazë të një historie të tillë që kanë të bëjnë bullgarët, është si i tillë,”- thotë Kita i cili shton se nga mund të ishte grek, serb, boshnjak, shqiptar… por shpallur bullgar sepse ata e kanë financuar si të tyrin.

Edhe pse shef Ar Kita thotë se nuk ka një ‘fajtor’ pse është shpallur bullgar në bazë të fakteve, ai tregon se problemi në Shqipëri është se nuk kemi nga ana institucionale arkivë kulinare mbin dhe shumë gjëra ushqimore.

“Besoj që duhet të jemi të vetmit në rajonin që nuk kemi dhe kur shohim e dëgjojmë një “padrejtësi” të tillë reagojmë duke thënë se na e kanë marrë ne”, thotë ajo duke qenë se çdo gjë fillon e mbaron nga lidhjet që mungojnë./GazetaSi

Previous articleTakimi i 18 marsit dhe marrëveshja e Ohrit, Kurti përballë deputetëve në Kuvend sot
Next articleLiderët e BE-së nuk “heqin dorë”, kërkojnë nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit