Home Politike “Mundësia për të refuzuar mashtrimet me investime elektorale”, Igli Cara: 14 maji,...

“Mundësia për të refuzuar mashtrimet me investime elektorale”, Igli Cara: 14 maji, shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara folur për zgjedhjet e 14 majit dhe pjesëmarrjen në votime.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cara shkruan se 14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe mundësia për të refuzuar manipulimet me investime elektorale.

“14 maji është shansi për të ndëshkuar me votë arrogancën qeverisëse dhe shpërfilljen shumë vjeçare ndaj banorëve të Durrësit. Është edhe mundësia për të refuzuar mashtrimet dhe manipulimet me investime elektorale që revoltojnë çdo njeri të ndershëm. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!”, ka shkruar Cara.

Previous articleSulmet me armë në Serbi, u jepet lamtumira 4 nxënësve të mitur
Next article“Ku është djali se nuk kam mbaruar”/ Masakroi vajzën dhe italianin, Taulant Malaj iu bëri VIDEO viktimave dhe i hodhi në rrjetet sociale