Home Sport “Mund të kthejë Brojën në lojtar të madh”. Në Angli e bëjnë...

“Mund të kthejë Brojën në lojtar të madh”. Në Angli e bëjnë të kryer, Çelsi emëron trajnerin e ri

Pas shkarkimi të Graham Poter nga posti i trajnerit të Çelsit, blutë e Londrës duket se kanë gjetur pasuesin e tij.

Pavarësisht se Nangelsman ishte emri më i nxehtë për të marrë drejtimin e Çelsit, në Angli janë të bindur se shumë shpejt do të emërohet Maurisio Poçetino.

Ish-trajneri i Totenhem dhe PSG është shumë pranë emërimit në krye të stolit të Çelsit.

Pas një pushimi disa mujor, Poçetino do të rikthehet në Angli dhe mediat angleze kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve të parë që mund të afrohen nën drejtimin e Poçetinos.

Megjithatë, emri që mbetet i paprekshëm për Poçetinon është sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja.

21-vjeçari është në planet e klubit të Çelsit për të ardhmen dhe në Angli, Poçetinon e shohin si trajnerin që mund ta bëjë një lojtar të madh.

Fakti që ka punuar dhe ka rritur në nivele të larta lojtarë si Kejn, Eriksen, Dele Ali apo Dembele, bën që të mendohet e njëjta gjë edhe për Brojën.

Previous articleIncidenti në KZAZ në Kavajë, vetëm dëme materiale, nuk janë prekur materialet zgjedhore
Next articleArbëreshët, pjesë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino