Home Sport Mourinho: Rikthimi te Milani, i mirë për Kaka

Mourinho: Rikthimi te Milani, i mirë për Kaka

mourinjoTrajneri i Real Madrid pohoi se rikthimi i mundshëm te Milani do të ishte diçka e mirë për Kaka. Për brazilianin, prej javësh flitet për një bashkim me kuqezinjtë, por pak ditë më parë administratori i deleguar Adriano Galliani e quajti të parealizueshëm këtë operacion në merkato për arsye që lidhen me taksat.

Tekniku portugez mendon se 30 vjeçari do të ishte më i lumtur nëse rikthehet në “San Siro”. “Mbi të gjitha dua që Kaka të jetë i lumtur dhe Milani do të ishte një zgjidhje e mirë për të, por për momentin ai mbetet lojtar i Realit”, u shpreh Jose Mourinho.

Ish trajneri i Interit nuk e përjashtoi edhe një rikthim të vetin në Itali te zikaltërit, duke thënë se dëshiron të jetë pjesë e futbollit edhe për 20 vite dhe gjatë kësaj kohe gjithçka mund të ndodhë.

Previous articleSHBA, marshim kundër abortit
Next articleTehrani insiston që bisedimet për programin bëthamor të fillojnë në janar