Home Sport Mourinho etiketohet si trajner me fat pasi arriti në finale të Ligës...

Mourinho etiketohet si trajner me fat pasi arriti në finale të Ligës së Evropës

Legjenda italiane e futbollit, Antonio Cassano, ka vazhduar grindjen e tij me Jose Mourinhon, ku pretendon se portugezi ishte shumë me fat që arriti finalen e Ligës së Evropës me Romën, duke eliminuar Bayern Leverkusenin në gjysmëfinale me vetëm një gol të shënuar në 180 minuta lojë.

Pavarësisht arritjeve të tij me Romën, ish-lojtari i Italisë, Antonio Cassano e ka etiketuar Mourinhon dhe klubin si thjesht ‘me fat’ që arritën në finalen e Evropës këtë vit.

Duke folur për talkSport, Cassano tha: “Trajneri do të thotë se gjithçka është e veçantë, por në jetë, siç tha Napoleoni, është më mirë të jesh një komandant me fat sesa një i fortë. Dhe ai është shumë me fat, është mbresëlënës. Ai ta shpif, por duhet të thuhet se vitin e kaluar fitoi Konferencën dhe tani ka arritur në finale. Ne do të vazhdojmë për rezultate. Më duhet të flas për futbollin dhe të analizoj lojën. Një gjë mjaft e turpshme. Diçka që nuk mund ta kuptoni fare. Por çfarë do të thotë ai? Unë dola në finale, fitova, nuk më intereson për pjesën tjetër. Bravo Romë, por ata e bënë m*t.”

Roma e Mourinhos ndeshjen e radhës e zhvillon të hënën në kuadër të Serie A-së, ku takohet me Salernitanën, me shpresat që ende nuk kanë humbur për një vend në top katërshen e elitës italiane.

Previous articleLundronte pa dokumente me gomone në Vlorë, gjobë qytetarit nga Kosova
Next articleGreqia në zgjedhje parlamentare, ja kush janë 7 shqiptarët pjesë e garës elektorale