Home Sport Mourinho e telefonon nga Gjermania, Roma ia dedikon finalen Marash Kumbullës

Mourinho e telefonon nga Gjermania, Roma ia dedikon finalen Marash Kumbullës

Bayer Leverkusen dhe Roma barazuan 0-0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Europa League, me italianët që siguruan finalen falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në shtëpi.

Festa ka qenë e madhe për Romën, me skuadrën e Serie A që për vitin e dytë radhazi siguron një finale europiane. Në dhomat e zhveshjes futbollistët e Romës ia kanë dedikuar këtë sukses Marash Kumbullës, duke shpalosur fanellën me emrin e mbrojtësit.

Veç kësaj, vetë trajneri Mourinho ka telefonuar futbollistin e Kombëtares dhe i ka dhënë se ky është një sukses për të. Kujtojmë se Kumbulla u dëmtua disa javë më parë në ndeshjen kundër Milanit dhe për afro gjashtë muaj nuk do mundet të jetë pjesë e skuadrës. Në finalen e 31 majit në Budapest, Roma luan me Sevillan.

Previous articleFiorentina në finalen e Conference League, sfidohet nga anglezët e West Ham
Next articleU paralajmërua mbledhja e kryesisë pas tërheqjes së Alibeajt, disa anëtarë nuk pranojnë: Ai nuk ka më kompetencën për ta thirrur